Librat me fund të lumtur për refugjatët

Librat me fund të lumtur për refugjatët

13 gusht 2017 15:00

Rrëfimet për përjetimet e refugjatëve sirianë e irakianë kanë bërë bujë të madhe nëpër botë. Këto rrëfime për refugjatët myslimanë së fundmi janë paraqitur në librat e rinj për fëmijë.

Prej ilustrimeve me vizatime për fëmijë e deri te romanet për të rritur, këta janë disa prej librave të rinj për refugjatët

Libra me ilustrime

“Lost and Found Cat” nga Doug Kuntz dhe Amy Shrodes me ilustrimet e Sue Cornelison: Ishte vjeshta e vitit 2015 kur Amy Shrodes po punonte si vullnetare në një kuzhinë në ishullin grek të Lesbos, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Po shërbente qaj për refugjatët që vinin nga Siria dhe Iraku në momentin kur gjeti një maçok.

Ishte e qartë se nuk ishte banor i ishullit. Shrodes pyeti aty afër dhe mësoi se maçoku kishte ardhur me njërën nga anijet e Turqisë, por nga rrëmuja e njerëzve ishte ndarë nga pronarët e tij. Shrodes mori maçokun dhe bëri një postim në Facebook me shpresën se do të gjente familjen e tij përmes rrjetit social.

Mësoi se maçoku e kishte emrin Kunkush dhe familja që i përkiste - një grua me emrin Sura dhe pesë fëmijët e saj - u larguan nga Mosuli me shpresën për t’i ikur dhunës. Ata u vendosën në Oslo dhe përmes lajmeve morën vesh për Kunkushin dhe përpjekjeve për të gjetur pronarët e tij. Familja u bashkua me maçokun në shkurtin e vitit 2016.

Tregimi i Kunkushit - një rrëfim i rrallë lufte me fund të lumtur - është adoptuar në dy libra me ilustrime. “Lost and Found Cat” nga Shrodes dhe Kuntz është publikuar nga shtëpia botuese “Crown Boooks for Young Readers” në janar dhe u dedikohet fëmijëve nga mosha katër deri në tetë vjeç. “Kunkush: The True Story of a Refugee Cat”, nga Marne Ventura, me ilustrime të Beidi Guo, publikohet në muajin gusht nga shtëpia botuese “Raintree”.

Shrodes thotë se me përqendrimin e tregimit për maçokun e humbur, ata kanë arritur që tema e krizës së refugjatëve të mos jetë e frikshme për lexuesit e vegjël... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme