DokuFest XVI shpall fituesit

DokuFest XVI shpall fituesit

12 gusht 2017 22:35

Fituesit e edicionit të 16-të të Dokufest u shpallën gjatë ceremonisë përmbyllëse të festivalit, mbajtur në mbrëmjen e sotme në kinemanë e qytetit të Prizrenit, “Lumbardhi”. Ndarja e çmimeve, e ndjekur nga diskutime të jurisë, vuri në fokus plot 102 filma, përfaqësues të 50 shteteve gjatë konkurrimit për 6 kategori të ndryshme, duke përfshirë dhe çmimin e audiencës.

Aktivitetet e festivalit 9-ditor përfshinë të tilla, si: shfaqja e 254 filmave nga 63 shtete, punëtori, diskutime, debate, masterclass-e, ekspozita dhe një seri të performancave live të njohura si DokuNights, të cilat në vetvete mikpritën yje botërorë në skenën "Andrra", si Princess Nokia dhe shumë artist të tjerë te njohur. Sërish për të satin vit radhazi, Prizreni u shndërrua në një qytet të zhytur thellësisht në magjinë e kinemasë, kulturës dhe shpresës për të ardhmen.

Ju lutem gjeni listën e fituesve më poshtë:

GARA PËR FILMIN MË TË MIRË TË BALLKANIT – FITUESI: BUFFET ŽELJEZARA nga Goran Dević

Juria: Karen Cirillo, Mimi Brody, Ognjen Glavonić.

DEKLARATA: Ne e shpërblyem BUFFET ŽELJEZARA (Steel Mill Café) si një portret i punuar në mënyrë eksperte të një komuniteti që lufton me realitetet ekonomike të popullatës që po pakësohet. Me shkathtësi kap pronarët e kafenesë dhe vizitorët me humor të hollë dhe një intimitet që tregon se sa e vështirë është t’i thuash lamtumirë shtëpisë.

Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË TË BALLKANIT filmin ONI SAMO DOLAZE I ODLAZE nga Boris Poljak.

DEKLARATË: ONI SAMO DOLAZE I ODLAZE/ THEY JUST COME AND GO është një film lozonjar në aspektin vizual dhe një alegori që të lë gojëhapur, i dedikuar të pikturojë në mënyrë të hollë një botë në të cilën, nga agimi në perëndim, kapet jeta njerëzore në shkallë të ndryshme të dëshirës dhe pasigurisë në të gjitha ndërthurjet e veta pa drejtim.

Juria e njëjtë zgjodhi FILMIN MË TË MIRË NGA REGJISORI BALLKANIK NË ARDHJE: MY LIFE WITHOUT AIR nga Bojana Burnać.

DEKLARATË: Ne e shpërblejmë filmin MY LIFE WITHOUT AIR për qasjen e tij të freskët dhe origjinale dhe fotografinë e mrekullueshme. Me një bindje që nuk shihet shpesh në filmat debutues, Bojana Burnac i beson subjektit të saj dhe audiencës dhe e le tregimin e saj të shpaloset ngadalë për të zbuluar personalitetin dhe realitetin e një zotëruesi tepër privat të rekordit botëror.

Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË NGA REGJISORI BALLKANIK NË ARDHJE filmin Gora nga Stefan Malešević.

DEKLARATË: Vlerësimi special shkon për filmin e Stefan Malešević i mrekullueshëm në aspektin vizual dhe meditimin e pasur lehtas për një komunitet të maleve dhe natyrës, kafshëve dhe njerëzve. Koha, tradita, ritmi dhe rregullat e jetës në Gora me kuriozitetin dhe vëzhgimin e autorit sillen më afër atyre që mund të mos kenë kurrë shansin ta vizitojnë këtë pjesë të botës.

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR I METRAZHIT TË GJATË – FITUESI: EL MAR LA MAR by Joshua Bonnetta, J.P. Sniadecki.

Juria: Carmen Gray, Cíntia Gli, Melody Gilbert, Rodolfo Castillo-Morales, Wood LIN.

DEKLARATË: Vështrimi i regjisorit në kohë dhe peizazhin e shkretëtirës në kufi mes SHBA dhe Meksikës, me filmin 16mm. Shenjat e jetës njerëzore vështirë se duken, por shkretëtira e zbrazët përgjatë kolonës zanore shërben si metaforë e gjallë e gjithçkaje të dukshme, megjithatë ndikuese, për jetët tona të përditshme. Aspektet gjeografike, ideologjike dhe politike po ashtu janë ndriçuar përmes strukturës narrative siç edhe e shpjegon udhëtimi. El Mar La Mar është një poemë e bukur dhe një deklaratë tepër politike me sinqeritet në kontekstin bashkëkohor.

Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR TË METRAZHIT TË GJATË filmin 69 MINUTES OF 86 DAYS nga Egil Håskjold Larsen.

DEKLARATË: Një film i ndjeshëm që përshkruan udhëtimin e një familje përmes syve të pafajshëm, në kohë të vështira dhe të pasigurta të politikës dhe të ankthit shoqëror, ku mund të interpretohen shumë qasje drejt thelbit të filmit, të duhura apo problematike.

FILMI MË I MIRË DOKUMENTAR NDËRKOMBËTAR I METRAZHIT TË SHKURTËR – FITUESI:IF ONLY THERE WERE PEACE nga Carmine Grimaldi, Deniz Tortum.

Juria: Carmen Gray, Cíntia Gli, Melody Gilbert, Rodolfo Castillo-Morales, Wood LIN.

DEKLARATË: Një eksplorim origjinal dhe shumë shtresor i marrëdhënieve të pushtetit, identitetit dhe performancës që na lejon të reflektojmë për funksionet e kinemasë si mjet shoqëror dhe kulturor.

FILMI MË I MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUESI:THE WAR SHOWnga Andreas Dalsgaard, Obaidah Zytoon

Juria: Laura Limani, Mante Valiunaite, Miranda Pennel

DEKLARATË: Juria është impresionuar nga forma e punuar mirë e filmit, intimiteti i kamerës së tij dhe kualiteti reflektiv i rrëfimit të tij. Filmi arrin të ofrojë një pamje të afërt të rezistencës në Siri; ai është një homazh i bukur për aktivizmin politik dhe në fund, një tregim intim i miqësisë së humbur shumë shpejt. Ajo çka fillon si një tregim personal transformohet në një rrëfim guximi gazetaresk dhe përkushtimi për të dokumentuar ndikimin brutal të luftës në jetët njerëzore prej afër.

Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për FILMIN MË TË MIRË PËR TË DREJTAT E NJERIUT filminA FEELING GREATER THAN LOVE nga Mary Jirmanus Saba.

DEKLARATË: Një hetim i rëndësishëm dhe në kohë i historive të punës dhe solidaritetit të klasës punëtore në Liban në periudhën pak para luftës civile.

FILMI MË I MIRË PËR AMBIENTIN – FITUESI:AMA-SAN by Cláudia Varejão

Juria: Bilge Ebir, Riina Zachariassen, Uta Ibrahimi

DEKLARATË: Derisa ne ishim tepër të impresionuar me të gjitha propozimet e filmave këtë vit, çmimi për filmin më të mirë për Green Dox ishte unanim. I shkon një vepre që balancon për bukuri një ndjenjë komuniteti dhe humaniteti me ashpërsi dhe elegancë. Ky është një film me mirëkuptim të gjallë të ritmeve të natyrës, të krijuara nga një regjisore e cila jo vetëm që ka një sy të jashtëzakonshëm, por edhe di se si të na zhys në të gjithë botën. Ju mund ta ndieni këtë prani të regjisores në secilin kuadër të këtij filmi, dhe megjithatë ajo kurrë nuk del në rrugën e realitetit fascinues që po e prezanton.

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR – FITUESI I PARË A DROWNING MAN nga Mahdi Fleifel.

Juria: Afolabi (Afo) Kuti, Jasmin Basic, Trimor Dhomi

DEKLARATË: A DROWNING MAN na çon në një udhëtim mbërthyes të një refugjati, me një aluzion të përkrahjes apo bujarisë së madhe. Me dramë që e ngacmon audiencën që jo vetëm të ndjekë por edhe të angazhohet. Mahdi Fleifel ka krijuar një film rrëzëllues me thellësi dhe frymë.

FILMI MË I MIRË I SHKURTËR – FITUESI I DYTË THE CHIMERICAL MUSEUM OF SHIFTING SHAPES

DEKLARATË: THE CHIMERICAL MUSEUM OF SHIFTING SHAPES është premierë botërore në DokuFest dhe juria janë kënaqur së tepërmi nga veçantia e imazhit me muzikën e kompozuar. Damiàn Alquichire ka vetë punuar secilin aspekt të filmit duke e ndarë vetëm punën e muzikës. Talenti i tij është origjinal dhe unik me një zë që futet përmes kinemasë.

GARA KOMBËTARE – FITUESI:SANS LE KOSOVO nga Dea Gjinovci

DEKLARATË: Një zë i ngrohtë dhe poetik përshkon rrugëtimin e sinqertë edelikat të një vajze dhe babait të saj ndërsa së bashku provojnë të kuptojnë plagët e së kaluarës.

Juria e Garës Kombëtare vlerëson filmin SANS LE KOSOVO / PAKOSOVËN nga Dea Gjinovci si filmin më të mirë dhe siç përkonme temën e këtij edicioni të DokuFest, urojmë që regjisorja tavazhdoj këtë kërkim drejt të vërtetës dhe respektimit të dinjitetitnjerëzor, sepse një e ardhme e mbarë e pret!!!

Juria e njëjtë zgjodhi për “Çmim Special” në kategorinë për GARËN KOMBËTARE filminETHNOPHOBIA.

DEKLARATË: Për vëmendjen e treguar ndaj çdo detaji, për sensin e fortë të humorit, për dashurinë, durimin, si dhemjeshtërinë regjisoriale të treguar, juria vendosi të ndaj dhe një çmim special: Special Mention për filmin ETHNOPHOBIA ngaJoan Zhonga i cili na ka dhuruar një film të hareshëm që preknjësoj si zemrat e fëmijëve, ashtu edhe të të rriturve.

ÇMIMI I AUDIENCËS:

Me dasht’ Me dasht’ Me dasht’ nga Ilir Hasanaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme