Shtëpia e hijshme e Çarshisë së Vogël Foto: Koha

Shtëpia e hijshme e Çarshisë së Vogël

13 gusht 2017 13:00

Nuk e ka edhe aq lehtë që të bindet për të folur për shtëpinë e vjetër të familjes. Por kur vendos, Hadi Bakija lë vend në dhomën e tij të mysafirëve, e nën shijen e shalqirit të ftohtë nis të rrëfejë për shtëpinë monumentale.

Qysh me fillim konteston të dhënën zyrtare që është publikuar edhe në Databazën elektronike të Ministrisë së Kulturës, e që thotë se shtëpia u ndërtua në vitin 1910. Bakija thotë se ashtu siç i ka thënë i ati, shtëpia është për nja 200 vjet më e vjetër se kaq, shkruan sot “Koha Ditore”.

E spikat edhe Databaza, e në portën kryesore të një kallaballëk shtëpish është edhe një pllakë që tregon se në këtë shtëpi u lind edhe heroi i Luftës Nacionalçlirimtare, Mustafa Bakija.

Kujtimet e fëmijërisë, por edhe pak histori për familjen, i tregon Hadiu në Gjakovë, ndërsa sugjeron që këtë ta bëjë edhe Fetah Bakija, një tjetër pjesëtar i kësaj familjeje që jeton në Prishtinë.

Kujtimet në një familje të pasur e të emancipuar

“Unë jam i ri për të folur për ato kohë, e tash duhna me fol sipas fjalëve të gjyshërve”, thotë Hadiu, ani pse ka shkelur të 60-at. Ai thotë se kjo shtëpi është më e vjetra e lagjes, e vetë lagja është ndër më të vjetrat në Gjakovë.

“Këta e kanë shkru shekullin XIX, por mu baba m’ka thanë që shtëpia është bërë në vitin 1720”, thotë tutje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme