Kinemaja ku hapen dyert e një bote tjetër

Kinemaja ku hapen dyert e një bote tjetër

13 gusht 2017 10:25

Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” ka sjellë eksperienca të ndryshme të përjetimit të kinemasë.

Këtë e ka bërë përmes ekraneve të vendosura nëpër hapësira të ndryshme, prej Kalasë së qytetit, atë në lum e deri tek kinemaja në parkun e Marashit. Por kësaj here e ka shtuar edhe një tjetër. Krejt ndryshe. Eksperienca është tejet unike.

Fjala e fundit e teknologjisë është servuar për vizitorët e festivalit përmes asaj që njihet si “Realitet Virtual” apo VR. Lidhet mirë me temën e sivjetme të festivalit: “E ardhmja”.

E ardhmja teknologjike eksplorohet përmes syzeve, të cilat projektojnë një pamje krejtësisht reale, që i mundëson shikuesit të futet në brendësi të secilës gjë që eksploron përmes pamjeve të incizuara më parë. Kjo eksperiencë ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi midis “DokuFestit” me “Gjirafa.com”.

Prej zhytjes në ujë deri te vallëzimi në Kubë

E vendosur në “Kej”, buzë lumit, kinemaja VR nga larg duket si një skenë e improvizuar, me gjashtë karrige në mes, të vendosura afër njëra-tjetrës në formë rrethore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme