Kulturë

Në anën tjetër të Gjirit – kubanët në Amerikë

Stripin e parë e ka botuar kur ishte 13-vjeç në Kosovë, ku edhe është lindur më 1956. Situata e atëhershme me stripin kosovar nuk na është fort e njohur, por aty veç vërehet njëra prej vijave të karakterit të Gani Jakupit.

Tejet kureshtar qysh në fëmijëri, ai mbetet i tillë gjatë gjithë jetës. Ganiu u afrohet të 60-ave. I pëlqen të shëtisë me kapelën “Borsalino” në kokë. Në rrugë Ganiu nuk ta përkujton as kosovarin e as spanjollin (ka vite që jeton në Spanjë), shkruan sot “Koha Ditore”.

Nuk di nëse e bën me vullnet apo për shkak të shprehisë, por përvoja më mësoi se, kur e heq kapelën, Ganiu bëhet fjalëshumë, shumë bile. Ai e flet shqipen, gjuhën e fëmijërisë së tij, serbokroatishten, spanjishten, anglishten dhe frëngjishten. Mbase edhe rusishten, por për këtë nuk e pyeta.

Mjedisi problematik i azilantëve

Gjuha e tij më e dashur, ajo që vjen prej zemrës, mbetet jazzi. Ganiu ia njeh nuancat e shumta, dhe kësaj i ka kushtuar jashtëzakonisht shumë kohë dhe krijimtari. Ka realizuar libra për muzikantët Tete Montoliu, Benny Moré dhe Oscar Aleman (i cili në vitin 1930 ishte shef i orkestrës së yllit parisien Josephine Baker) ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.