Kulturë

Një dolli për njeriun e shpellës

Hasnije Ilazi, filozofe, studiuese. U lind në Beograd ku edhe e përfundoi shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet themelore universitare në Filozofi-Sociologji i kreu në Universitetin e Prishtinës, ndërsa magjistroi dhe doktoroi në fushën e filozofisë në Universitetin e Zagrebit.

Është gruaja e parë në Kosovë që ka doktoruar në lëmin e filozofisë. Nga viti 1996 është mësimdhënëse e rregullt në Departamentin e Filozofisë (UP), të cilin edhe e udhëheq nga viti 2009, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga viti 2014, është kryetare e Shoqatës se Filozofëve të Kosovës, ndërsa në të kaluarën ka udhëhequr edhe Institutin për Studime Sociale dhe Humanistike, pranë Fakultetit Filozofik.

Aktualisht është kryeredaktore e revistës shkencore “Njohja” dhe anëtare e Bordit Redaktues të revistës filozofike “Agora”. H. Ilazi shquhet për një sërë publikimesh shkencore nga fusha e filozofisë moderne dhe atë sociale, në revista dhe botime të tjera me karakter vendor dhe ndërkombëtar. Më të rëndësishme nga to janë: “Metafizika e njeriut dhe identiteti” , “Identiteti ne tranzicion”, “Moderniteti mes lirisë dhe komunitetit” , “Identiteti Evropian i Kosovës: realiteti sfidues”.

Ajo ka dhënë kontribut të veçantë edhe në fushën e publicistikës, me një sërë shkrimesh në gazetat ditore. H. Ilazi ka marrë pjesë në shumë konferenca ndërkombëtare dhe vendore dhe, njëkohësisht, ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të projekteve hulumtuese ndërkombëtare në Kosovë. Njihet si kontribuuese e madhe në emancipimin e gruas dhe zë kritik për çështje me interes publik dhe shoqëror.

Ilazi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Filozofia përkthehet nga greqishtja nëpër fjalorët dhe librat si dashuri ndaj urtësisë. Në fakt, asnjë filozofi nuk mund të përkthehet, madje as kur lexohet në gjuhën autentike. A mund të përkthehet mendimi? A mund të përkthehet emocioni? ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.