Shtyhet për një muaj festivali i filmit “Hyjnesha në Fron”

Shtyhet për një muaj festivali i filmit “Hyjnesha në Fron”

12 gusht 2017 18:40

Organizatorët e festivalit të filmit “Hyjnesha në Fron” përmes një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se hapja e edicionit të dhjetë të festivalit është shtyrë për një muaj.

“Hyjnesha në Fron” ishte dashur që të nisë më 31 gusht, deri më 4 shtator në Fushë Kosovë, dhe tani do të nisë më 30 shtator dhe përfundon më 4 tetor, transmeton Koha.net.

Kjo shtyrje, sipas organizatorëve, ka ndodhur për shkak të gjendjes së vështirësuar të hekurudhave, disa prej linjave të cilat i përdor ky festival.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të organizatorëve:

Të dashur miq të Festivalit,

Ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të vështirësuara me të cilat po përballen Hekurudhat e Kosovës në qarkullimin e të gjithë trenave përfshirë edhe linjat e zakonshme që përdor Festivali i Filmit "Hyjnesha në fron" bordi i festivalit ka vendosur që të shtyhen datat e mbajtjes së Edicionit të 10-të jubilar të festivalit.

Edicioni i 10-të do të mbahet nga 30shtator deri me 4 tetor!

Ju mirëpresim dhe shpresojmë të hasim në mirëkuptimin tuaj!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme