Kulturë

Ndarja e madhe politike mbi identitetin amerikan

A je amerikan? Gjasat janë që përgjigja juaj të varet nga fakti nëse keni (ose mund të keni) pasaportë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose jo. Për shumë amerikanë, kjo është mënyra e të menduarit mbi atë çfarë do të thotë të jesh amerikan. Një tjetër mënyrë është të mendosh më pak në aspektin formal, e më shumë për atë kulturor.

Të qenit amerikan, në këtë kuptim, mund të nxjerrë imazhe të tortës së mollës, bejsbollit dhe piknikëve verorë. Mund të ndjellë ide mbi të punuarit shumë dhe të qenit i vlerësuar, ose trajtimit të barabartë të njerëzve dhe mundësive të mëdha për secilin. Ne ua mësojmë këto nocione fëmijëve në shkolla dhe i mbajmë si qenësisht amerikane, shkruan sot Koha Ditore.

Por, me pikëpamjet përjashtuese të përqendruara rreth etnisë dhe religjionit në fushatën e Trumpit, zgjedhjet e vitit 2016 e bën të qartë se nuk ka pajtim të përgjithshëm mbi atë se çka do të thotë të jesh amerikan. Për më tepër, trendët në opinionin publik tregojnë se shoqëria si tërësi po largohet nga nocioni përjashtues i identitetit amerikan.

Fondi Demokratik, fondacion i cili financon hulumtime politike, së fundmi ua ka parashtruar një seri pyetjesh lidhur me këtë temë, tetë mijë personave të cilët votuan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Hulumtimi ishte bërë në nëntor të vitit 2016, por përfshiu edhe riintervistimin e personave të cilët ishin intervistuar në vitin 2011, 2012 dhe në verën e 2016-ës. Ashtu siç raportoi John Sides, anëtar i këtij fondacioni, rezultatet shpërfaqin më shumë konsensus sesa që ju mund të mendoni për identitetin amerikan, por gjithashtu edhe disa diferenca të prera ndërmjet partive, por edhe brenda tyre, marrë nga “New York Times” Përktheu: Bekë Veliu.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.