Princess Nokia kërkon ritmin e barazisë

Princess Nokia kërkon ritmin e barazisë

12 gusht 2017 13:34

Princess Nokia është alter egoja, muzika mjet për t’i prekur njerëzit e të gjitha shtresave, hip-hopi formë e shprehjes. Mbi këto tri shtylla formohet personazhi skenik i artistes Destiny Nicole Frasqueri. Është artiste e pavarur afro-portorikane e hip-hopit dhe R&B alternativ, e cila jeton në New York. Ndryshe njihet edhe si feministe. Tekstet e saj kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të grave dhe luftën për barazi gjinore, shkruan sot Koha Ditore.

Në orët e para të së premtes ajo shkeli skenën e “DokuNights” në Parkun e Marashit në Prizren. Edicioni XVI i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” e solli Princess Nokian para publikut kosovar. Si “ngjarje speciale” ishte paralajmëruar nga festivali performanca e “mbretëreshës së New Yorkut, aktiviste urbane dhe hyjneshë që i thyen barrierat që do të sjellë fuqinë e çikave të cilën e ardhmja jonë e meriton, fort dhe zhurmshëm”.

Në momentin që shkeli skenën ajo shpërndau energji pozitive. Dominoi skenën për gati një orë. Nuk këndoi më shumë se gjashtë këngë, gjë që bëri që adhuruesit e saj të dëshpëroheshin. Në mesin e atyre që kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Kosovës për ta dëgjuar ka pasur të atillë të cilët kanë pritur që ajo të shoqërohet me bend e jo me DJ.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme