Kulturë

Trishtimi që inspiroi kryeveprat e Beethovenit

Nga fundi i jetës së tij, në thellësinë e një melankolie medituese, Ludwig van Beethoven kishte krijuar disa nga veprat më emocionuese të muzikës në gjithë botën.

Simfonia e nëntë, “Missa Solemnis” dhe disa nga sonatat e tij më të mëdha për piano janë vepra që ende komunikojnë një errësirë unike që koncentrohet në mendime, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Tani, një studiuese britanike e muzikës së Beethovenit beson që ajo mund t’i shpjegojë motivet e kompozitorit gjerman - dhe të ndihmojë në zgjedhjen e “puzzleit” që u ka krijuar telashe muzikologëve e biografëve për gati dy shekuj.

Këto vepra, beson Susan Lund, ishin shkruar si përgjigje ndaj dhimbjes së ndarjes nga djali i tij i fshehtë dhe në shenjë ngushëllimi për dashurinë që kishte për nënën e djalit.

Në librin e saj të ri “Beethoven: Life of an Artist” (Beethoveni: jeta e një artisti) Lund, një eksperte veterane e muzikës së Beethovenit dhe gjithashtu noveliste, ka bërë bashkë ato që ajo u referohet si argumente përfundimtare muzikore për të treguar – siç edhe ka pretenduar ajo qysh prej fundit të viteve ’80 - që ishte dhimbja nga ndarja prej fëmijës së tij të vetëm që kishte inspiruar kryeveprat e vona të kompozitorit, siç janë për shembull vepra e mirënjohur korale dhe sonata “Hammerklavier”, Opus 106.

“Gjithçka misterioze e rrugës muzikore të Beethovenit mund të shpjegohet, nëse e vini këtë djalosh në ekuacion”, thotë Lund, 72-vjeçare.

“Duket qartë që ai dashuronte një grua të quajtur Antonie Brentano, një aristokrate, e cila qysh prej moshës 17-vjeçare kishte qenë e martuar me një burrë që nuk e dashuronte. Jam e bindur që djali i saj, Karl Josef, ishte fëmijë i Beethovenit”.

Djali, i lindur më 1813 e të cilin kompozitori nuk e kishte parë asnjëherë, qe sëmurë në moshën katërvjeçare dhe për shkak të kësaj gjendjeje kishte mbetur i kufizuar edhe në lëvizje, edhe në kapacitetin mental.

Siç argumenton Lund, ishte lajmi për sëmundjen shkatërruese të të birit që kishte shkaktuar një periudhë të pashpjegueshme të keqe në jetën kreative të Beethovenit më 1817. Karl Josef kishte vdekur në fund të moshës 30-vjeçare... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.