Kulturë

Asnjë i interesuar për marrjen me qira të monumentit në Gjakovë

As me thirrjen e katërt për ta dhënë në shfrytëzim monumentin e Tabhanes, Gjakova nuk e ka gjetur një qiraxhi që do ta funksionalizonte objektin e ndodhur skaj Çarshisë së qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Dy thirrje për ta dhënë në shfrytëzim katin e parë të objektit të trashëgimisë kulturore qenë bërë vitin e kaluar, e dy të tjera janë përsëritur edhe sivjet. Në thirrjen e fundit Komuna qe detyruar të ndërrojë ofertën për katin e parë të objektit, në katin e dytë të të cilit është Muzeu i Muzikës, që aktualisht nuk funksionon.

Afati për aplikim i thirrjes së katërt ka qenë deri më 28 korrik, për t’u shtyrë deri më 4 gusht...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.