Fragmente eksponatesh parahistorike janë nxjerrë me ekskavator në fshatin Runik të Skenderajt, në vendin që mbrohet si lokalitet arkeologjik, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një gjë e tillë ka ndodhur derisa po punohet në hapjen e kanalizimit në lagjen “Dardania”, që shtrihet në lokalitetin neolitik (parahistorik), një projekt i Komunës së Skenderajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet komunale kanë dërguar makineri të rëndë në këtë zonë, pa marrë leje nga institucionet relevante të trashëgimisë kulturore. Nuk i kanë ndërprerë punimet e as nuk i kanë njoftuar organet kompetente për gjetjet, që janë dëmtuar.
Në mesin e tyre janë fragmente të qeramikës - enë dhe vegla pune - që besohet t’i takojnë neolitit të hershëm e të vonë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.