Kulturë

“Casablanca”, rrëfimi që nuk vjetrohet kurrë

Ta lexosh librin e Noah Isenberg, “We’ll Alaways Have Casablanca” (Ne gjithmonë do ta kemi Casablancan) është sikur të pastrosh shtëpinë familjare, pasi që prindërit tuaj kanë ikur. Nga dekadat që kanë kaluar, do të gjeni gjëra që duhet t’i mbani dhe gjëra që duhet t’i hidhni.

Jeni plotësisht të zhytur në ngjarje, por gjithë këto gjëra u japin një vështrim të thellë në mënyrën se si keni qenë dhe mbase ende jeni. Isenberg, megjithatë, vjen me diçka shumë më tepër se kaq, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Autori i biografisë së filmbërësit Edgar G.Ulmer ka gjurmuar dosje, arkiva dhe burime të tjera të publikuara deri më tash mbi “Casablancan”.

Është e vërtetë që shumë nga ato që përmban libri janë publikuar më herët, por bashkë me gjërat e njohura e të parëndësishme, ai ofron më shumë gjëra të freskëta dhe të mprehta. Për shembull, në njërin nga kapitujt që flet për kastën e filmit ai skicon një Paul Henreid që nuk ishte po aq i sjellshëm në jetën e përditshme sikur personazhi i tij Victor Laszlo në film. Henreid e kishte quajtur skenarin “të tmerrshëm...vërtet të kalbur”.

Dhe kur ishte jashtë sheshit të xhirimeve, një prej anëtarëve të kastës, Claude Rains, e kishte quajtur atë “Paul Hemorrhoid”. Përtej gjërave të mira, Isenberg në këtë libër jep disa kontribute të rëndësishme për “Casablancan”. Personazhi hapës i librit argumenton për ndikimin e burimit të skenarit, Murrat Burnett, dhe shfaqjes “Everybody Comes to Rick’s” të Joan Alison.

Ndoshta për shkak që shfaqja asnjëherë nuk ia doli të jepej në “Broadway”, shumë histori të “Casablancas” e zbresin ndikimin e tij në film. Por Isenberg tregon se “zona të tëra të mëdha të dialogëve” dhe “disa pjesë të rëndësishme të përshkrimeve të personazheve” nga shfaqja e kishin gjetur mënyrën e duhur për t’u përfshirë në film.

Në mënyrë shumë më të gjallëruar, Isenberg thekson që shfaqja i ka sjellë filmit një temë të cilën e mbizotëron trekëndëshi i skenarit romantik. Tek kishte vizituar Vjenën në pushimet verore të vitit 1938, Burnett, për të cilin Isenberg thotë se ishte “formalisht hebre”, kishte qenë dëshmitar i “formave të ndryshme institucionale antisemitike, që me shumë entuziazëm përshtateshin nga shteti i aneksuar austriak në majin e atij viti” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.