Komuna e rikthen në agjendë restaurimin e Xhamisë së Çarshisë

Komuna e rikthen në agjendë restaurimin e Xhamisë së Çarshisë

15 shkurt 2017 11:08

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur të papranueshme gjendjen në të cilën ka mbetur Xhamia e Çarshisë në qendër të kryeqytetit.

Ka premtuar se institucioni që udhëheq ai do të përkujdeset që ky objekt të restaurohet dhe të ketë kujdesin e duhur si xhamia më e vjetër e qytetit.

Restaurimi i objektit, që njihet edhe si Xhamia e Gurit, ka qenë dashur të finalizohej qysh më 2013, shkruan sot “Koha Ditore”. Për këtë janë shpenzuar mbi gjysmë milioni dhe punimet kishin mbetur pezull sherri i një keqkuptimi midis Komunës së Prishtinës dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Ahmeti, i shoqëruar nga Besart Vllahinja, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, të martën ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës.

Sipas një komunikate për media, në këtë takim është folur për bashkëpunimin në mes të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës, me theks të veçantë tek restaurimi i Xhamisë së Çarshisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme