Kulturë

“55 shades of gay” ironizon me mentalitetin ballkanik dhe thumbon BE-në

Descriptive Text

Prishtinë, 4 gusht - Qendra “Multimedia” do të sjellë sërish, në një trajtim krejtësisht politikisht jokorrekt, një performancë argëtuese politike e provokuese. Kësaj radhe ka të bëjë me çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin LGBTI. “55 shades of gay” me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, është shfaqja më e re për të cilën tashmë kanë nisur provat.

Kjo shfaqje do të sjellë një kastë prej pesë aktoresh e përbërë prej Tristan Halilajt, Bujar Ahmetit, Shengyl Ismailit, Semira Latifit dhe Alketa Sylajt. Ndërsa për pjesën teknike, ku hyjnë skenografia dhe kostumet, do të përkujdeset disenjatori gjerman Sebastian Ellrich, e përgjegjësinë për të bërë muzikën e shfaqjes e ka marrë kompozitorja serbe Irena Popoviq, ndërsa koreograf do të jetë valltari francez Florian Bilbao.

Në një përshkrim që i është bërë kësaj shfaqjeje thuhet se “55 shades of gay” është një rrëfim burlesk për politikat rreth komunitetit LGBTI në Ballkan dhe Evropë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.