Kulturë

Dëshmitë iliro-dardane në veri të Kosovës

Lokalitetet më të rëndësishme dhe më përfaqësuese të Republikës së Kosovës janë edhe lokaliteti arkeologjik i Soçanicës, në Soçanicë, lokaliteti arkeologjik - Kalaja e Zveçanit, lokaliteti arkeologjik në Banjskë dhe një numër i konsideruar i trashëgimisë kulturore si trashëgimi arkeologjike, arkitekturore e luajtshme apo muzeore, etnografi, trashëgimi industriale dhe peizazhe kulturore me të cilat është e plotë kjo pjesë e vendit, por të cilat i vlerësojmë si asete e trashëgimi kulturore të popullatës së Kosovës dhe si vlera universale, pa u dhënë ngjyrime politike.

Fundja lokaliteti i Soçanicës atje shkëlqen e rri krenar si një margaritar dymijëvjeçar, vlera e të cilit rritet përherë, shkruan sot Jusuf Musa në pjesën e dytë të serisë “Reflekse politike e historike” të botuar në Shtojcën për Kulturë në Kohën Ditore.

Atje rri krenare edhe Kalaja e Zveçanit, lokaliteti arkeologjik i Banjskës duke ruajtur historinë mijëravjeçare. Ideja për ndërrim territoresh do të thotë heqje dorë prej tyre. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.