Dy filma që ngjarjen e zhvendosin në kohën e pasluftës - njëri që vë në fokus dy personazhe që ndihen të humbur dhe kërkojnë pranimin, e tjetri i konceptuar si homazh për një gjeneratë me protagonistin që e përmbyll qarkun jetësor në një gjendje të rëndë vetmie - janë përmendur se mund të jenë propozim i Kosovës për “Oscar”.
“T’padashtun”, nën regji të Edon Rizvanollit e “Eho” i Dren Zherkës, sipas QKK-së, janë filma që mund t’i plotësojnë kriteret për të qenë propozimi që do t’ia bëjë Akademisë prestigjioze, për shqyrtim në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Të martën, për të katërtin vit, QKK-ja e ka publikuar thirrjen për filmbërësit që t’i dërgojnë propozimet për konsiderim për çmimin “Oscar”, që mund ta përfaqësojë Kosovën sivjet.
Në thirrjen e QKK-së thuhet se të drejtën e konkurrimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e vendit, duke nisur nga data 1 tetor i vitit 2016 e jo më larg sesa data 30 shtator e këtij viti, e të cilët i plotësojnë edhe kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”.
Data e fundit për dorëzimin e propozimeve është 10 shtatori i këtij viti, por deri më tani as “Eho” dhe as “T’padashtun” nuk janë shfaqur në kinematë e Kosovës për shtatë ditë rresht. Nominimet për çmimet “Oscar” do të bëhen të ditura më 23 janar, përderisa ceremonia e 90-të e ndarjes së çmimeve prestigjioze do të mbahet më 4 mars të vitit që vjen.
Suksesi më i madh kinematografik i Kosovës mbetet nominimi i filmit të shkurtër britaniko-kosovar “Shok” në kategorinë “Best Live Action Short”, në ceremoninë “Oscars” të vitit 2016... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
2 gusht 2017 11:35
-
Shpërndaje në: