“Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë”, shkruan me të zezë në tabelën e madhe të bardhë anash rrugës, me ta kaluar pikën kufitare në Han të Elezit.
Mirëseardhja shprehet në maqedonisht, anglisht e frëngjisht. Dy herë në ditë kalon pranë saj shkupjani Fadil Curri, i cili e jep gjuhën shqipe në shkollën fillore, “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në të hyrë të Maqedonisë nga pika kufitare Han i Elezit-Bllacë kalimtarët lexojnë mbishkrime policore e doganore vetëm në maqedonisht e ato botërore, e kurrsesi edhe në gjuhën shqipe”, thekson Curri, autor i disa veprave letrare. Ai nuk habitet pse nuk është shkruar mirëseardhja edhe në gjuhën shqipe.
“Mirëpo, të gjitha gjuhët e botës mund të jenë në jetën publike për pushtetarët aktualë, vetëm gjuha shqipe të mos jetë, sepse kjo do ta linte nën hije me vjetërsinë e shumësinë historike në Ballkan ose ish-Gadishullin Ilirik, vijimisht qenka lubi atomike që e shkatërruaka Maqedoninë”, thekson Curri, duke iu referuar Lubisë, figurës mitologjike shqiptare që përfytyrohej si gjarpër i madh keqbërës me bisht të gjatë dhe me disa krerë, që ngjante me një kuçedër të pangopshme.
Ai thotë se së paku kështu “doli nga fjalët” e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili nuk ia dha mandatin kushtetues liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, edhe pse ia dërgoi nënshkrimet e nevojshme pas arritjes së marrëveshjes me partitë shqiptare, që e kushtëzuan me njohjen e shqipes si gjuhë të barabartë zyrtare me maqedonishten. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)