Ndërhyrjet emergjente në Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri, që u dëmtua para pesë muajsh, janë në prag të finalizimit, por udhëheqësit e punimeve e kanë paraparë që të shkojnë edhe një hap më tutje, duke projektuar edhe një shteg për vizitorë.
Pas rivendosjes së gurëve në monumentin e shekullit XIV, do të punohet edhe një shëtitore në gjithë gjatësinë e urës, e financuar nga pronari i restorantit që mban emrin e urës. Deri më tani qasja direkt tek ura nuk ka qenë e mundshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVizitorët është dashur të kalojnë fillimisht në restorant. Kjo ndërhyrje ka qenë e planifikuar për t’u bërë vitin e ardhshëm, me një projekt për restaurimin e konservimin e Urës së Vjetër të Gurit, që do të financohej nga shteti.
Por, sipas udhëheqëses së grupit punues, duke parë interesimin e madh të vizitorëve për t’ua krijuar një qasje më të lirë, ky shteg do të punohet sivjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.