Festivali “Bayreuth Festival” e hapi edicionin e sivjetmë me një vepër që ka shumë zona të minuara për një regjisor skene. “The Mastersingers of Nuremberg” shpeshherë keqkuptohet, keqinterpretohet dhe, siç është e qartë, në Rajhun e Tretë qe përdorur për qëllime propagandistike.
Në historinë e festivalit “Richard Wagner Festival” në Bayreuth, “Mastersingers” ishte inskenuar disa herë nga pasardhësit e Wagnerit, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Por këtë sezon interpretimi i kësaj opere iu la në dorë një regjisori të jashtëm, australianit Barrie Koskyc , i cili u bë i pari jo gjerman që e inskenoi veprën në Gjermani dhe po ashtu i pari i besimit hebraik që e bëri një gjë të tillë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë deklaratat e tija të mëparshme ai asnjëherë nuk kishte pasur dëshirë ta interpretonte veprën e tij, derisa ishte takuar me drejtoreshën e festivalit, Katharina Wagner. Kosky ka shpjeguar se si ka rënë në gjurmë të “Mastersingers”.
“Kur Katharina Wagner ma kërkoi këtë gjë, i thashë: ‘Jo, nuk do ta bëj këtë vepër. Nuk është vepra ime’. Pastaj ajo tha: ‘Merre kohën që të duhet’. Gradualisht unë dhe ekipi bëmë disa zbulime dhe idetë rrodhën. E zbuluam që Wagner identifikohej shumë me personazhin kryesor Hans Sachs, shumë më tepër sesa me të tjerët. Në të ai krijoi një alter ego, një projeksion të asaj se si dëshironte që ta shihte bota”, ka thënë Kosky. Ai shpjegon se si është ndjenja e të qenit regjisori i parë hebraik që në skenën e Bayreuthit, më 25 korrik, e inskenoi veprën “Mastersingers”.
“Unë nuk vrapoj përreth me një njoftim ku shkruhet ‘jam hebre’. Por natyrisht që jam i interesuar në projeksionet evropiane të antisemitizmit, sa i përket teatrit. Dhe jam përpjekur të sjell një lloj humori hebraik në vepër. Po ashtu, duhen nderuar një numër traditash të këtushme pa e bërë vendin tempull të shenjtë a institucion kulti. Nuk mund të thoni: ‘Oh, është e tmerrshme për shkak të Rajhut të Tretë, Hitlerit dhe gjithçkaje tjetër’. Nuk mund ta demonizoni gjithë vendin. Duhet ta admironi faktin që ky burrë e ka ndërtuar vetë këtë teatër në mënyrë që ta rishpikë muzikën teatrore”, thotë ai.
Por Kosky thotë se duhet sinqeritet për gjithçka që kishte ndodhur gjatë Rajhut të Tretë dhe duhet kuptuar që shumë artistë që këndonin, dirigjonin a interpretonin, qenë dërguar nëpër kampe të përqendrimit apo kishin shkuar në ekzil.
“Disa njerëz më kanë pyetur: ‘si ke mbijetuar’. Nganjëherë u them që e kisha ndier nevojën të ecja me një varg hudhrash në një dorë dhe një yll të Davidit në tjetrën, duke thënë: ‘Largohuni, shpirtra djalli, largohuni! Dhe në disa mënyra ky vend do të duhej zhvishej prej së ligës. Por në fund të fundit, është veç teatër”, thotë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.