Kulturë

Shteti imagjinar me 15 mijë banorë

Shtatë vjet më parë, qytetarëve të Lagosit në Nigeri do t’u prezantohej ideologjia dhe koncepti i një shteti të ri. Pajisja automatike me pasaportë e nënshtetësi brenda pak orësh, shërbeu si joshje për ta. Një shtet utopik ku të gjithë janë të barabartë, një parajsë në tokë.

Turma njerëzish do të mblidheshin për të marrë pasaportat. Por ata nuk e kishin kuptuar se ishin bërë pre e një projekti artistik, shkruan sot “Koha Ditore”. Duket se e kishin marrë më seriozisht se sa edhe vetë tre artistët sllovenë që kishin shkuar ta prezantojnë atë që quhet “NSK - State in Time”.

Inke Arnsit, Borut Vogelnikut dhe Miran Moharit, pas një kohe u ishte dashur që të kthehen në Lagos që edhe një herë t’u tregojnë se ky shtet utopik nuk ekziston në realitet. Nuk ka kufij e as nuk e ka formën e një shteti të zakonshëm, por thjesht ekziston si koncept. E njëjta gati ka ndodhur edhe me Egjiptin.

Neue Slowenische Kunst (frazë gjermane për “Arti i Ri Slloven”), është kolektiv artistësh kontroversë i themeluar në Slloveni në vitin 1984, në kohën kur ky shtet ishte pjesë e Jugosllavisë. Emri i tyre duke qenë në gjermanisht, lidhet me temën e veprës së NSK-së: marrëdhëniet e komplikuara që kishin sllovenët me gjermanët... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.