Shqiptari që u gjend në një udhëkryq historik në Lindjen e Mesme

Shqiptari që u gjend në një udhëkryq historik në Lindjen e Mesme

29 korrik 2017 10:13

Këto ditë për fat të keq po përshkallëzohen edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme, përkatësisht midis Izraelit dhe Autoritetit Nacional Palestinez, i formuar më 1993, sipas Marrëveshjes së Oslos që kishte për qëllim arritjen e një zgjidhjeje për konfliktin gati 100-vjeçar midis arabëve e çifutëve.

Mu atëherë, administrata e re demokratike në ShBA filloi të deklarohet për "zgjidhjen e bazuar në dy shtete", pra për një shtet palestinez pranë shtetit izraelit, i cili do të krijohej në bazë të negociatave. Ky parim, pra "zgjidhja e bazuar në dy shtete", mori impulse të reja tani me ardhjen e Trumpit në krye të administratës republikane në ShBA, i cili po mundohet të imponojë një vizion tjetër të kësaj zgjidhjeje në një kontekst më të gjerë në rajon, shkruan sot Muhamed Mufaku në Koha Ditore.

Megjithatë, tani në prag të 70-vjetorit të vendimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 29.11.1947 për krijimin e dy shteteve në Palestinë, një për çifutët e një për arabët, shtrohet pyetja se përse çifutët arritën të krijojnë shtetin e vet (Izraelin) më 1948, kurse arabët nuk arritën të kenë shtetin e vet në atë pjesë të Palestinës që iu nda më 29 nëntor të vitit 1947?

 (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme