Prishtinë, 28 korrik - Gurët e kalldrëmit që u gjetën një muaj më parë gjatë punimeve në qendër të Pejës, kanë mbetur në paleta druri. Pak kohë pas gjetjes, kalldrëmi u zhvendos dhe u mor vendimi për t’u rivendosur në të njëjtin vend, por prej atëherë nuk është bërë ndonjë hap.
Autoritetet komunale thonë se nuk mund të ndikojnë në dinamikën e punimeve të përgjithshme në shesh, përderisa pjesëtar të shoqërisë civile e cilësojnë si të paarsyeshme zvarritjen e rikthimit të kalldrëmit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas projektit, kalldrëmi do të mbulohet me qelq dhe do ndërtohen disa pasazhe për t’u lidhur me sheshin. Rreth 15 metra katrorë kalldrëm ishin gjetur në fund të muajit qershor gjatë punimeve që po bëheshin afër hotel “Dukagjinit”, pas gërmimit në thellësi prej rreth 15 centimetrash. Fillimisht Komuna e Pejës dhe Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në këtë qytet i kishin thënë gazetës që kjo gjetje nuk ka ndonjë vlerë. Kishin ndërruar mendje pas një vizite që i kanë bërë gjetjes përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.