Kulturë

Anton Çivlaku, i riu që sfidon trendin e shuarjes së artizanaleve

Filigrani është një nga zejet më të veçanta që edhe sot ushtrohet në qytete të ndryshme të Kosovës, kryesisht në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ato që tradicionalisht kanë pasur filigranistë të shquar.

Anton Çivlaku nga Peja, është një nga zejtarët më të rinj, i cili e ka trashëguar nga i ati dhe që deri tani këtë zeje e kanë bartur në 6 gjenerata.

Në një rrëfim të veçantë për emisionin “Sot” në KTV, Antoni, në pika të shkurta tregon procesin e punës, për të vazhduar tutje të na ekspozojë punët e bëra ndër vite.