Kulturë

“Albanian Beauty” me pesë rrëfime shqiptare ku përplasen kohët

Patriarkalizmi, lufta mes gjeneratave, traditat shqiptare dhe bashkëkohorja, janë temat që vijnë në një mozaik filmash. Përmes pesë rrëfimeve të ndryshme u shpalos një pjesë e krijimtarisë filmike të regjisorëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Edicioni i tretë i projeksionit filmik “Albanian Beauty” ka qenë oferta që publiku të shohë veprat e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”. Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, të hënën mbrëma u bë nikoqir i filmave të shkurtër që u shfaqën në ngjarjen e organizuar në kuadër të “Muajit të diasporës”. Mbrëmja u hap me filmin “Qirak”, nën regji të Jeton Tronit, i cili jeton në Norvegji.

film i cili sjell rrëfimin e një djaloshi jetim, i cili punon në një sallon të flokëve në Maqedoni. Ai trajtohet keq, si fizikisht ashtu edhe psikikisht. Bekim Guri me “Një pikë gjaku” sjell rrëfimin e një familjeje shqiptare patriarkale në thelb, por që kalon edhe përtej kësaj.

shfaqjes së filmit të tij u dha filmi “Toka” nën regji të Ibër Dearit e që flet për një tjetër anë të dukurive të shoqërisë shqiptare. Ndërsa filmi “Smjal” i realizuar nga Zymryte Hoxhaj dhe Philipp Majer sjell jetën e një komuniteti shqiptar në Gjermani, mënyrën se si gjeneratat e reja dhe të vjetra përplasen në mendime. Krejt ndryshe ishte rrëfimi i filmit të pestë me radhë. “Ministry of memory” është filmi i shkurtër i realizuar nga Fisnik Maxhuni dhe Alain Guillebeau.

Organizatori i “Albanian Beauty”, aktori Afrim Muçaj, ka thënë se ky është një projekt që mëton ta lidhë Kosovën me diasporën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.