Kulturë

Fotografia në epokën digjitale përballet me tjetërsimin e kuptimit

Epoka digjitale, bashkë me internetin dhe shfrytëzimin e rrjeteve sociale, sipas artistit italian Alfredo Cramerotti, kanë bërë që fotografia të ndryshojë si në kontekst, ashtu, edhe në aspektin estetik.

Mënyra se si sot një fotografi mund të shpërndahet gjithandej, e më pas mundësia që ajo të përpunohet e të shfrytëzohet në kontekste të ndryshme, është një prej sfidave me të cilat po përballet kjo fushë artit, shkruan sot Koha Ditore.

Me to, sipas tij, lindin edhe problemet rreth autorësisë.

Gjashtë vjet më parë ai nisi të merrej me hulumtimin e imazheve dhe qasjen që gjithsecili ka sot për të krijuar një të tillë.

Nocioni “hiperimazh” është ai të cilin synon ta zbërthejë në Kosovë me një qasje pak më ndryshe. Kjo është edhe tema e sivjetme e edicionit të 15-të të Ekspozitës dhe Çmimit Ndërkombëtar të Fotografisë “Gjon Mili”.

Konkursi tashmë është mbyllur, ndërsa Cramerotti do të ketë mundësi që deri në muajin tetor, atëherë kur mbahet kjo ngjarje, të kurojë materialet e mbledhura. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)