Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Beguiled”, melodramë e guximshme për luftën civile

Sofia Coppola mori çmimin për regjisoren më të mirë në Festivalin e Cannes “The Beguiled”, melodramën tejet interesante që pak a shumë mundëson që rrobat të mos shqyhen deri në aktin e tretë të potershëm kur del në pah pasioni, vriten kafshët dhe kryhen akte të gjykimit.

Një ushtar i pashëm mbetet i ngecur në terrenin e armikut në luftën civile në Amerikë dhe e lë veten në mëshirën e grave në shkollën e vajzave, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Këto bukuroshe jugore mohojnë praninë mashkullore dhe, në anën tjetër, janë të etura për të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi ka aluzione të “Black Narvcissus” dhe të reklamës për “Diet Coke”, që flet për disa punëtorë në zyrë që admirojnë një punëtor të djersitur dhe të etur.

Si skenariste, Coppola punoi mbi romanin origjinal të Thomoas P. Cullinan dhe versionin e filmit të Don Siegel të vitit 1971, në të cilin luan Clint Eastwood. Coppola e sjell historinë në versionin e saj me shije dhe guxim, duke i lënë shikuesit që të kuptojnë se si titulli u adresohet personazheve të ndryshme në rrëfim. Dhe ajo merr një tjetër linjë trajtimi nga ajo që kemi parë në filmin e Siegel, femra është më në qendër dhe në të njëjtën kohë qasja e saj është më simpatike karshi aktorëve meshkuj.

Në vitin 1971 Siegel solli diçka që më shumë i ngjasonte eksploatimit të horrorit me Eastwood, i cili prezantohet si një figurë e rrezikshme dhe seksualisht kërcënues, në të njëjtën linjë me rolin e Dirty Harry.

Filmi i Siegel kishte fluturime reflektuese që kujtonin “Airplane”, kujtime nga e kaluara e mërzitshme ku aktori kryesor gënjen për shërbimin e luftës, disa lojëra për një incest, fantazi seksuale dhe pedofili. Caoppola u shmanget të gjitha këtyre. Trillimi i saj është kryesisht nën sipërfaqe - por afër saj.

Colin Farrell portretizon John McBurney, dhe performanca e tij është shumë më interesante se ajo e Eastwood: më njerëzore, më e prekshme. Ai nuk është engjëll, një ushtar irlandez i cili me fat iu bashkua Unionit për shkak të pagës që i kishin ofruar; tani dezertor, ai frikësohet se mos po e zënë dhe mos po e vrasin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.