Faqja e një libri të vjetër, të cilin të skanuar Mustafë Rezniqi e mbante në dosjen e tij, ka katër fotografi. Në dy është Sinagoga e Prishtinës, në një tjetër Kisha Katolike Shën Ndou dhe në një tjetër Xhamia e Llokaqit. Të tria këto objekte nuk janë më aty ku kanë qenë.
Derisa dy të fundit u rrafshuan për t’u lënë vend ndërtimeve të “Prishtinës së re”, kjo e para nuk e pati këtë fat, shkruan sot “Koha Ditore”. Të tria ishin në një distancë jo fort të largët mes njëra- tjetrës, në atë që sot është shesh i kryeqytetit e që ndahet në pjesë me 3-4 emra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSinagoga u hoq prej vendit ku sot është objekti i Kuvendit të Kosovës, për t’u zhvendosur në atë që ende mund të quhet si “Prishtina e Vjetër”. U vendos në një skaj, në hyrje të Kompleksit të Eminxhikut.
Kronikat e kohës e shpjegojnë se kjo ndodhi kur secilit gur iu shënua një numër, u çmontua dhe u ngrit pothuajse e njëjtë.
Ardhja e hebrenjve në Kosovë
Shumë studiues u morën me çështjen e mbërritjes së hebrenjve në këtë anë, ani pse ka pak të dhëna që shënojnë me saktësi këtë proces. Edhe ato që janë, nuk përputhen tërësisht... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.