Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

In Memoriam: Ali Podrimja

Erdhi furishëm dhe u fut në jetën e shqiptarëve si meteor. Rrëmujshëm, së bashku me një brez të talentuar e të guximshëm, nisi në fillim të viteve ‘60 një epokë të re, të paparë më herët, moderne. Erdhi të bëjë një jetë tjetër, një art tjetër, një civilizim tjetërfare në një tokë të lënë prapa të tjerëve. Erdhi me një filozofi të çuditshme jetësore, me një synim – të jesh i pari, në maje.

Edhe kur hapej tërësisht me fjalën e tij, i drejtpërdrejtë dhe kish nevojë të prekte tokën po edhe kur mbyllej, se kish nevojë të prekte qiellin duke prodhuar mjegullën semantike si shumësi kuptimore, ai nuk shterej asnjëherë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Poet me një talent të rrallë, I paparashikueshëm e gjithmonë befasues, jokonvencional e çrëmdomtësues, Podrimja është shndërruar në një klasik të gjallë të poezisë shqipe duke u bërë emri më i njohur, më i përkthyer dhe personaliteti më i shquar që përfaqësonte kulturën shqiptare në botë.

Shqiptarët kishin gjetur shkrimtarin e vet i cili për disa decenie diti të artikulonte ambiciet e tyre çlirimtare në një mënyrë që vetëm ai dinte t’i kuptonte e t’i shumëfishonte, kurse të tjerët kishin gjetur te Ali Podrimja poetin që befasonte në një mënyrë origjinale dhe që shpërndante në botë një mesazh humanizmi të paparë nga një zonë tektonike urrejtjesh e katastrofash njerëzore.  (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.