Kulturë

Aktivizohen seksionet artistike të ShKA Agimi

Pas zgjedhjes së Kryesisë së re, ShKA Agimi ka intensifikuar përgatitjet për aktivizimin e seksioneve artistike, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë pasive, si rezultat i disa zhvillimeve që kanë penguar funksionimin artistik të shoqatës, njofton kumtesa e Shoqatës, transmeton Koha.net.

Kryesia e re e ShKA Agimit ka vendosur si prioritet aktivizimin e seksioneve artistike dhe për këtë qëllim është duke i mobilizuar të gjitha resurset dhe potencialet.

Në takimin e Kryesisë të datës 13 Korrik 2017, thotë kumtesa, drejtori artistik i Shoqatës, profesor Besim Berisha ka shpalosur propozimin për funksionalizimin e komponentës artistike. Në bazë të planit tashmë të miratuar të komponentës artistike, gjatë këtij viti, ShKA Agimi do t’i aktivizojë këto seksione artistike: Kori, orkestri, folklori, veteranët, drama dhe okteti. Drejtori artistik tashmë ka përfunduar diskutimet me një numër artistësh të Prizrenit, të cilët do të jenë udhëheqës të seksioneve (disa seksione do të kenë nga dy udhëheqës).

Për të siguruar gjithëpërfshirje dhe kundërshtuar praktikat e kaluara të mbylljes dhe përjashtimit, Kryesia e ShKA Agimit fton të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë të jenë anëtarë aktivë të një apo më shumë seksioneve, interesimin e tyre ta shprehin në email adresën shoqnia.agimi@gmail.com. Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë këto informacione përmes emailit: emri, ditëlindja, shkollimi, numri i telefonit, shkollimi/profesioni dhe në cilin seksion dëshirojnë të aktivizohen. Afati për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e seksioneve artistike të ShKA Agimit mbetet i hapur (nga dita e sotme) deri më 20 Gusht 2017, ndërsa provat e seksioneve do të nisin nga java e parë e Shtatorit 2017.

Kryesia e ShKA Agimit njofton se ka siguruar hapësirën (si dhe pajisjet tjera të nevojshme) për ushtrimet dhe provat e seksioneve artistike. Në të njëjtën kohë, një numër i organizatave, kompanive private dhe individëve tashmë kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të përkrahur aktivitetin artistik të Shoqatës. Gjatë javës në vijim, përmes një konference për media.