Kulturë

Rubinger, fotografi që ilustroi historinë e Izraelit

Fotografi veteran izraelit, David Rubinger, i cili nëpërmjet pamjeve dokumentoi kthesat historike në vendin e tij, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij të enjten.

Fotografitë ku Rubinger do të paraqiste parashutistët izraelit në Murin Perëndimor u bënë imazh i definimit të luftës gjashtëditore në vitin 1967. Ai ka qenë fotoreporter për revistën “Time-Life”. Me portrete, ai i dha imazh një periudhe të historisë së Izraelit, prej linjave të frontit në luftërat më të mëdha izraelite deri tek fotografitë e brendshme të kryeministrave izraelitë apo emigrantëve hebrenj, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.