Kulturë

Arbana Hajredinaj është nominuar për Çmimin Botëror të Artit Pamor

Artistja kosovare Arbana Hajredinaj është nominuar për çmimin e madh për artin pamor “The Global Art Awards”, e themeluar nga MEACA. Ajo këto ditë ka marrë njoftimin për nominimin dhe është një ndër 100 artistët botërorë të përzgjedhur për këtë çmim.

Fituesit përfundimtar për kategoritë e ndryshme do të shpërblehen me një çmim në të holla dhe ekspozitë personale në Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse çmimi i parë do të marrë edhe Oskarin për artin pamor.

Artistja Arbana Hajredinaj është e njohur për krijimtarinë e saj dhe kontributin e saj në fushën e artit pamor, thuhet në shkrimin që e transmeton KultPlus. Ka mbi 10 ekspozita personale si ajo në Galerinë Kombëtare të Arteve në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pastaj performance e saj në Tiranë e quajtur “Artisti Lëmoshtar” e shumë ekspozita tjera si dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita brenda dhe jashtë vendit si në Bienalen e Arti në Ekuador, Bienalen e Artit në Venedik, në Japoni, Qipro, Turqi e vende tjera.

Veprat e Arbana Hajredinajt gjenden në muze ndërkombëtare e koleksione të ndryshme. Ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm ndërkombëtarë për realizimin e disa video projeksioneve të ndryshme.

“The Global Art Awards” ka 16 kategori të Çmimeve për Artet Pamore. Vetëm artistët e nominuar kanë të drejtë të regjistrohen për çmimet. Nga 100 artisët më të mirë, juria e ekspertëve që përbëhet nga Artnet, ArtPrice e Shoqata e Koleksionuesve të Artit në Lindjen e Mesme, do të përzgjedhë kandidatët për rrethin e ngushtë dhe fituesit përfundimtar për kategoritë e ndryshme të cilët do të shpërblehen me një çmim në të holla dhe solo-ekspozitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse çmimi i parë do të marr edhe Oskarin për artin pamor.

“The Global Art Awards” apo “Çmimet Botërore të Artit” janë çmime ndërkombëtare për artet vizuale. Ato u krijuan për të nderuar dhe për të gjeneruar njohje publike të arritjeve dhe kontributeve pozitive të artistëve, galerive dhe profesionistëve të artit në të gjithë botën. Dhënia e çmimit, artistit të shquar drejtpërdrejt publikisht dhe përmes mediave, duke u dhënë fituesve njohjen që ata meritojnë, duke ngritur karrierën e tyre dhe titullin 'Artisti më i Mirë Botëror' është një respekt dhe stimulim për karrierën e tyre. Ceremonia e 'The Global Art Awards' do të organizohet në Dubai - Hotel Armani, Burj Khalifa, me një ngjarje gala. “The Global Art Awards” organizohet nga MEACA - Shoqata e Koleksionuesve të Artit në Lindjen e Mesme.