Kulturë

Shqipëria hap gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit të sivjetmë ka nisur me Shqipërinë.

Ronela Hajati ka performuar këngën “Sekret” në skenën e Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.

Në gjysmëfinalen e parë të edicionit të 66-të të Eurovisionit konkurrojnë 17 vende, ndërkohë që 10 prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të shtunën.