Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Befasia për ditëlindjen e 82-të të Leze Qenës

Një nga yjet e kinematografisë shqiptare nuk e kishte idenë së çfarë befasie po e priste në ditëlindjen e saj të tetëdhjetë e dytë (82).

E emocionuar me atë se çfarë po shihte, ajo hyri në një nga hotelet më luksoze të vendit, duke u shprehur falënderime të gjithë të pranishmëve të cilët po e prisnin me padurim për ta uruar në këtë ditë të rëndësishme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministra e Kulturës në vend nuk kishte organizuar ndonjë ceremoni as për tetëdhjetëvjetorin e lindjes së ikonës të skenës shqiptare, ishin miqtë e aktores Leze Qena të cilët morën një iniciativë të tillë për ta shënuar dekadën e tetë të lindjes së saj.

Në këtë mbrëmje ku po nderohej jeta e aktores Qena, u shfaq një dokumentar për veprimtarinë e saj, ndërsa aktori Adem Mikullovci interpretoi një pjesë të shkurtër skenike së bashku me “Gjyshen” e Kosovës.

Pasi preu tortën, ajo nën shoqërimin e miqve dhe të afërmve të saj po udhëhiqte vallen e kësaj mbrëmjeje nën ritmet e grupit Korona ku solistë ishin Nystret dhe Afrim Muqiqi.

Në tetëdhjetë e dy (82) vjetorin e lindjes mori shpërblim një pushim dy javor në Stamboll, kurse dhurata më e mirë për të ishte prezenca e dashamirësve të saj, ani pse disa prej tyre munguan në këtë përvjetor.

Aktorja Leze Qena, është e lindur më 29 shkurt 1935 në Prizren, ndërsa ditëlindjen ajo e shënon në ditën e parë të muajit mars.

Qena vazhdon të jetë shembull rezistencës së skenës teatrore.