Kulturë

Holokausti është një produkt normal i Modernitetit

Holokausti është një produkt normal i Modernitetit dhe vetëm Moderniteti do të mund të prodhonte një katastrofë kaq të madhe dhe të mirëorganizuar si Holokausti.

Kjo është teza kryesore e sociologut polak, Zygmunt Bauman, te libri i tij “Moderniteti dhe Holokausti.

Ky libër, është një studim interesant sociologjik, me një konceptim të thellë filozofik, mbi mënyrën e funskionimit të aparaturës naziste që projektoi dhe realizoi Holokaustin. Po ashtu, “Moderniteti dhe Holokausti” është një zhbirim i Baumanit në psikologjinë kolektive të viktimave të Holokaustit dhe në psikozën fataliste të tyre.

Ky libër, është përzgjedhur në rubrikën Libri i Javës, si sugjerim për tu lexuar, në emisionin CODEX të KTV-së.