Kur grekët protestonin kundër Clintonit dhe mirëprisnin Millosheviqin

17 korrik 2017 10:13

“Athina u dogj nga demonstratat antiamerikane dhe anti-Clinton, të cilin e bënin xhelat, në një kohë që himnizonin akoma Millosheviqin”.

Kështu është shprehur historiani dhe ish-zëvendësministri i jashtëm shqiptar, Pëllumb Xhufi, duke kujtuar nëntorin e vitit 1999, kur Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, kishte vizituar Athinën.

Për shkak të rolit të tij në fushatën bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavi dhe për shkak të qëndrimit ndaj Kosovës, Bill Clinton ishte pritur me demonstrata nga grekët të cilët në atë kohë po solidarizoheshin me popullin serb, që sapo kishte humbur dhe një luftë.

Këto, Xhufi i ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së, teksa ka folur për librin e autorit grek Takis Mihas, “Aleanca e pashenjtë: Greqia dhe Serbia e Millosheviqit”.

Këtë deklaratë të tij bashkë me emisionin e plotë mund ta shikoni këtu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme