“Into the Park” elektrizoi Grykën e Rugovës

“Into the Park” elektrizoi Grykën e Rugovës

17 korrik 2017 09:35

Një shëtitje nëpër trevën e Rugovës, zakonisht vizitorit mund t’ia sjellë nëpër mendje tingujt e lahutës, kavallit, fyellit a tupanit, por në mëngjeset e hershme të fundjavës kjo traditë u thye.

Gryka e Rugovës, të premten e të shtunën, u elektrizua nga tingujt e rrymave të ndryshme muzikore, shkruan sot “Koha Ditore”. DJ nga Kosova e Shqipëria për dy ditë kanë lëshuar muzikë për pjesëmarrësit e edicionit të gjashtë të festivalit “Into the Park”, që për të parën herë e kishte ngritur edhe një tjetër skenë, përveç asaj në parkun e qytetit “Karagaçi”.

Në kilometrin e tretë të Grykës së Rugovës u dëgjuan ritme eksperimentale progresive dhe alternative. Muzika u kombinua me atraksionet e guximshme turistike: “Via Ferrata” dhe “Zip Line”.

Festivali sivjet i ka përfshirë në pako ofertat turistike në Grykën e Rugovës.

Një tjetër arsye për ta dërguar një pjesë të “Into the Park” në Grykën e Rugovës ka qenë për shkak të ankesave nga banorët e lagjeve përreth parkut të Pejës, që ishin adresuar në edicionet e kaluara për zhurmën e madhe nga muzika deri në orët e mëngjesit. Policia e kishte kufizuar festivalin në park të qytetit deri në orën 02:00 pas mesnate dhe pastaj koncertet kanë vazhduar prej aty deri në mëngjes në skenën e Grykës së Rugovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme