“U2” i jep së kaluarës një frymë të re

“U2” i jep së kaluarës një frymë të re

16 korrik 2017 21:21

Një natë para koncertit të parë evropian, të “U2” për vitin 2017, në kuadër të “Joshua Tree Tour”, dëgjuesit e emisionit të Simon Mayo, në “Radio 2” qenë favorizuar me një befasi.

Mes telefonatave të shumta nga familjet që kishin ngecur në trafik, të etur për të dëgjuar “Love Shack”, erdhi një telefonatë e papritur nga Bono, që foli në emër të bendit për koncertet e ardhshme të bendit.

“Është një show modern”, kishte insistuar ai, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. “Ne do të luajmë ‘The Joshua Tree’ sikur të ishte lansuar javën e kaluar. Nuk është një spektakël nostalgjik”, kishte paralajmëruar ai.

Kjo dukej një mënyrë paksa e çuditshme për ta përshkruar një koncert që vë në pah një performancë komplete të një albumi 30-vjeçar.

Në mbrëmjen e së shtunës, që shkoi qysh me këngën hapëse “Sunday Bloody Sunday” e deri tek pjesa përmbyllëse e “Don’t Look Back in Anger”, të “Oasis” të kompletuar me përkrahjen e Noel Gallagher në vokal, pasqyron vetëm një këngë që nuk ishte e mirënjohur në moshën e adoleshencës së tij: “The Little Things That Give You Away” nga “Songs of Innocence”. Por “U2” ka qenë duke u zhytur në ritmin e zhurmshëm, qysh kur e kanë lajmëruar se turneu i tyre i ri do të mundë të përfshinte interpretimin e krejtësishëm të albumit të tyre të vitit 1987, që ishte shitur në 25 milionë kopje.

“Është e rëndësishme për ne që kjo nuk pushon në çfarëdo lloj shpirti të nostalgjisë”, kishin thënë ata në maj, për “The Edge”, revistë e trashëgimisë së muzikës rock.

Qysh kur, Brian Wilson e përsëriti këtë ide para një dekadë e gjysmë, virtualisht secili artist i imagjinueshëm kishte zgjedhur ta performonte live një album klasik: duke shikuar oraret e koncerteve të tyre aktuale, ku muzikantët interpretojnë në tërësi albumin e tyre debutues, nuk është vështirë të ndieni se ata kanë arritur në një lloj ngopjeje, në një pikë ku definicioni “klasik” është duke u zgjatur në limitin e vet elastik. Por asnjëri prej tyre nuk e ka shfaqur këtë ide në mënyrë më konfliktuoze sesa “U2”.

Duket të ketë qenë një çështje besimi brenda rangimit të tyre lidhur me atë se ata nuk janë një vepër e trashëgimisë së muzikës rock – një lloj bendi që ka ardhur i akomoduar për shkak të së kaluarës së tyre, se kanë prapa realizimin e veprave të tyre madhështore dhe pragmatikisht kanë zgjedhur t’u japin njerëzve atë që e dëshirojnë – edhe pse duhet ta kenë ditur nga zemrat e tyre që vetëm ndonjë adhurues i flaktë do ta blinte biletën për t’i parë ata tek interpretojnë materialet e tyre të reja: dhe ju dyshoni sikur përqindja më e madhe e turmës së mbledhur në Twickhnham kanë kryqëzuar gishtërinjtë për të dëgjuar “Get On Your Boots” ose “The Miracle of Joey Ramone” në vend të “New Year’s Day” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Të ngjashme