Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muze-galeria “Muslim Mulliqi”, shtatë vjet e papërfunduar

Prishtinë, 13 korrik – Projekti për rinovimin e muze-galerisë “Muslim Mulliqi” tash e gjashtë vjet është bllokuar. As Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e as udhëheqësi i qendrës artistike “Muslim Mulliqi”, nuk kanë bërë ndonjë hap konkret për finalizimin projektit që nisi qysh më 2010.

Piktori Visar Mulliqi, i biri i maestros, thotë se e ka lënë në duar të MKRS-së që të merret me vazhdimin e punimeve. Derisa për fazën e parë dhe të dytën janë shpenzuar 125 mijë euro, institucioni më i lartë kulturor në vend, që nga viti 2011 nuk kishte planifikuar investime të tjera, duke i lënë të papërfunduara punët në këtë objekt, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Enterieri dhe kulmi i objektit që ndodhet në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë ende s’janë gati. Ato ishin planifikuar të finalizoheshin në një fazë të tretë punimesh, për të cilën nuk është ndarë buxhet asnjëherë. Por për një gjë të tillë, sipas Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, duhet të bëhet kërkesë nga Mulliqi.

Kur gazeta ka raportuar për këtë çështje në nëntor të vitit të kaluar, Mulliqi kishte thënë se para dy vjetësh kishte dërguar kërkesë në Ministrinë e Kulturës, por këtë e kishte mohuar Ndue Ukaj, shef i kabinetit të Ministrit Kujtim Shala. Ky i fundit i kishte thënë gazetës se Mulliqi nuk u është adresuar me ndonjë kërkesë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.