Imazhe e shënime për eksponatet arkeologjike dhe etnologjike të gjetura në rajonin e Prizrenit, janë përmbledhur në një katalog.
Eksponatet në pjesët e katalogut janë si një përmbledhje e rezultateve të mëhershme të institucioneve kompetente, si dhe e rezultateve të viteve të fundit të veprimtarisë shkencore të institucioneve të trashëgimisë kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Katalog me eksponate nga rajoni i Prizrenit” është botimi që ka lansuar Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren. Ky katalog përbëhet nga tri pjesë ku janë të përmbledhura më shumë se 100 eksponate.
Në pjesën e parë janë të prezantuara gjetjet arkeologjike në rajonin e Prizrenit, që janë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Kosovës.
Këto eksponate kryesisht janë të gjetura në qendrat arkeologjike të Vlashnjës, Reshtanit, Hisarit Korishës, Romajës Vërmicës, Prizrenit, Shirokës, Rahovecit, Malishevës etj. Në pjesën e dytë të këtij katalogu janë përfshirë eksponatet e ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, ku janë të prezantuara kryesisht gjetjet në varrezat e luftëtarëve në qendrën arkeologjike në Romajë, në Vermicë, në Vlashnje dhe disa gjetje rasti në Prizren e rrethinë.
Një pjesë e këtyre eksponateve janë të shekullit VII – IV para erës sonë përkatësisht të kohës së hekurit. Ndërsa në pjesën e tretë të katalogut janë prezantuar eksponatet etnografike të Muzeut Etnografik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Janë veshje të njësive të ndryshme krahinore si nga Prizreni, Rugova, Lunxhëria, Plava e Gucia dhe nga vise të tjera shqiptare. Aty janë prezantuar edhe vegla pune të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe orendi të ambienteve familjare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.