“Të jesh a të mos jesh”. Kur personazhi sipas të cilit është titulluar vepra, nis thënien më të famshme, në një version të ri operistik të “Hamlet” nga Brett Dean, që u shfaq në kuadër të “Glyndebourne Festival”, që mbahet afër Lews mund ta gjeni vetën symbyllur teksa ai e këndon atë. Por kjo vjen ndryshe prej asaj që keni mësuar në shkollë.
Ato fjalët e pavdekshme hapëse të veprës, nuk shoqërohen nga diçka familjare si “kjo është çështja”, por në vend të saj, thotë “ay, këtu është esenca”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Kjo fraza e fundit, vjen nga versioni i shkurtuar i “First Quarto”- që mund t’i ketë paraprirë botimeve më të njohura si “Second Quarto” dhe edicionet “Folio”, ose më mirë, t’i ketë shoqëruar ato. Studiuesit nuk pajtohen me këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka diçka të tillë si ‘Hamleti’, thotë libretisti i njohur i operës, Matthew Jocelyn, në një intervistë të botuar në fletushkën e “Glyndebourne”, duke theksuar këto tekste mbivendosëse e burimore të konfliktit. Momenti “të jesh ose…” i operës, është njëkohësisht i vërtetë ndaj Shakespearet dhe një lloj deklarimi i pavarësisë nga pritjet që kemi prej tij.
Fundja, nëse nuk ka diçka të tillë si “Hamleti”, “Hamleti” mund të jetë çkado. Këto impulse të dyfishta – besnikëria e rebelimi – janë mbase më të fuqishme kur është fjala për këtë vepër, sesa për cilëndo tjetër. E si do të mundë të ishte ndryshe? Pesha e shfaqjes dhe traditat e saj bëhen më të mëdha pothuajse për çdo javë.
Një produksion i famshëm, nën regji të Robert Icke, që fokusohej në shqetësimet bashkëkohore për mbikëqyrjen, aktualisht është duke u dhënë në Londër, ndërkohë që një inskenim nga Sam Gold, po përgatitet për 14 korrik në “Public Theater” në New-York.
Me këtë përhapje të pafundme të Hamletëve, çfarë ka më tepër për të thënë – ose kënduar? Parashikimi i një opere që bëhet prej shfaqjes, është veçanërisht i frikshëm, sepse ka tepër shumë për të redaktuar gjatë përkthimit: t’i vësh të gjitha 4 mijë vargjet e Shakespeareit në muzikë, shumë lehtë mund të rezultojë me krijimin e ndonjë vepre epike të gjatë sa “Ring” e Wagnerit. Por Dean, Jocelyn dhe regjisori i tyre Neil Armfield, janë përpjekur për ta bërë përshtatjen me rrezikun më të lartë të mundshëm.
Me fytyrat e personazheve të lyera me të bardhë si fantazma dhe vendosjen në një shtëpi feudali që gradualisht transformohet në një prapaskenë, ky “Hamlet” thekson teatralitetin e vet, dhe jorealitetin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.