Në fillim të kësaj historie absorbuese, autori Steven Levingston e rrëfen historinë e telefonatës së John F. Kennedy me Coretta Scott King, dy javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 1960.
Burri i saj qe arrestuar në një dyqan në Atlanta dhe pasi që të gjithë të arrestuarit e tjerë u liruan, ai u mbajt për shkak të një shkeljeje të mëhershme në trafik: kishte vozitur me patentë shofer të skaduar, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Gjykatësi i kishte caktuar Martin Luther King Jr., punë të vështirë gjashtëmujore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHerën tjetër që zonja King dëgjoi për burrin e saj, ishte që ai qe marrë në errësirë, nga burgu “DeKalb County” dhe qe dërguar në 200 milje më larg, në burgun me siguri të lartë në Reidsville. Prapa skenave, Kennedy kishte shtyrë guvernatorin e Groggias, ta aranzhojë lirimin e Kingut. Por, Kennedy kishte refuzuar të fliste për këtë. Rreziku i tjetërsimit të jugorëve të bardhë dukej më i madh, sesa cilado mundësi për shpërblim.
Në fund, Harris Wofford dhe Sargent Shriver e bindën atë ta telefononte zonjën King, e cila asokohe ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Kennedy i tha asaj se e dinte se sa vështirë ishte ajo kohë për të. Gruaja e tij do të lindte brenda një muaji. “Nëse ka diçka që mund të bëj për të ndihmuar, të lutem ndihu e lirë të më thërrasësh”, i tha asaj.
I liruar me kusht një ditë më vonë, King e kishte përmendur telefonatën e Kennedyt dhe heshtjen e zëvendëspresidentit Richard Nixon. King nuk e mbështeti Kennedyn, por lajmi për telefonatën u shpërnda me shpejtësi dhe padyshim që mobilizoi votuesit afro-amerikanë në zgjedhjet që ishin afër. Mes atyre që ndryshuan mendjen ishte edhe një jugor me afro-amerikan, i cili ndryshe prej shumicës, kishte pasur të drejtë vote. Ai ishte Martin Luther King Jr... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.