Postmodernizmi është konsideruar lëvizje që ka sjellë disa funde: fundin e metanarrativave si idealizma kolektivë, fundin e historisë si fund të sistemeve totalitare, fundin e realitetit si fund të simuluar, fundin e seriozitetit si fund të nostalgjisë, fundin e frymëzimit si fund të sakralitetit të letërsisë, fundin e magjisë si fund të trikave magjike të autorit, fundin e krijimit si fund të origjinalitetit, dhe fundin e romanit si fund të pastërtisë zhanrore. Ndërsa nga vitet ’90, ka filluar të flitet për një fund tjetër: fundin e postmodernizmit, shkruan sot Koha Ditore.
Fundet që solli kjo poetikë, për ta parë pastaj edhe fundin e saj, zbërthehen në esejen e Ag Apolonit, të botuar sot në “Kohën Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIndustria dita-ditës e shton ndotjen e ambientit, ekonomia është e pafuqishme përballë barkut të uritur të botës, zhvillimi i hovshëm i industrisë së automjeteve shton fatkeqësitë e komunikacionit, prodhimet nukleare sinjalizojnë për një luftë termonukleare, prandaj epistemologjia pozitiviste e modernizmit që bazohet në idenë se dija dhe shkenca do ta bëjnë botën më të mirë, nuk duket fort bindëse. Dyshimin në këtë epistemologji së pari e shprehën postmodernistët, të cilët e konsideruan atë thjesht një metanarrativë (metarecit) dhe këmbëngulën në mendimin që edhe ajo, sikurse metanarrativat e tjera, i nënshtrohet keqpërdorimit (Walker 1996). Kështu, postmodernizmi nuk është një tendencë e modernizmit, por është e kundërta e tij (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.