Vila e veçantë në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë tash e tutje ka një tjetër status. Ajo është bërë selia e “Institutit Çabej”. Inaugurimi është bërë me një ceremoni të shtunën mbrëma, ku është thënë se themelimi bazohet në trashëgiminë intelektuale të dijetarit Eqrem Çabej.
Nisma për themelimin e tij është marrë nga Brikena Çabej dhe nga bashkëshorti i saj, Gjergj Shiko, në bashkëpunim me një grup specialistësh e dashamirësh të veprës së Eqrem Çabejt e të studimeve albanistike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrikena Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar dhe trashëgimtarja e vilës së vjetër me një oborr të vogël e kopsht të bukur, e ka rijetëzuar objektin duke i ruajtur identitetin për t’ia dhënë vulën përfundimtare me shndërrimin e tij në “Instituti Çabej”. Studiues, gjuhëtarë, historianë dhe personalitete të njohura të historisë kanë qenë të pranishëm në inaugurim.
Instituti do të nisë së pari botimin shterues të veprës së plotë të dijetarit Eqrem Çabej dhe përhapjen e saj.
Bashkëpunimi, nxitja, mbështetja, financimi dhe organizimi i projekteve kërkimore, studimore etj. në fushën e albanistikës është një prej veprimtarive të ardhshme, sikundër përgatitja dhe botimi i një reviste periodike shkencore-kulturore në përputhje me standardet e njohura shkencore ndërkombëtare. Emri i revistës do të jetë “Buletin Shkencor i Institutit Çabej” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.