Kulturë

Muzikanti në harmoni midis kompozimit e dirigjimit

Descriptive Text

Ka nisur vonë të merret me muzikë - kur bëhet fjalë për ata që synojnë të bëhen profesionistë në këtë fushë - por rrugëtimi i tij duket të jetë i gjatë e i suksesshëm.

Dëshmi për këtë ka qenë koncerti i javës së kaluar kur Hajrullah Syla, u ngjit në skenë me një përgjegjësi goxha të madhe: të dirigjojë Orkestrën e Filarmonisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Vepra të Mozartit, Tchaikovskyt, Mendelssohnit e Mussorgasky u interpretuan nën urdhrat e tij.

Ishte hera e parë që kompozitori dhe dirigjenti 25-vjeçar, dirigjoi një koncert të tërë brenda një nate. Jo rrallë ka drejtuar Korin e Filarmonisë së Kosovës ose orkestrën për ndonjë vepër të caktuar, por jo edhe të marrë rolin e dirigjentit të mbrëmjes. Me ansamblin e tij vokal “Atacca” ai tashmë ka mbajtur disa koncerte, ka bashkëpunuar edhe me Orkestrën e të Rinjve të Kosovës.

Mirëpo, koncerti që mbajti titullin “Skena Iuvenis” në Sallën e Kuqe - ku pos tij, si solistë u promovuan edhe pianisti Melos Buza dhe Arzie Rifati në flaut - ishte një hap i madh në karrierën e tij. Derisa kësaj radhe ka qenë në qendër të vëmendjes, ai disa herë ka zënë edhe vend në publik... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.