Kulturë

Artisti që e kërkon njeriun midis natyrës dhe teknologjisë

Descriptive Text

Trekëndëshi njeriu, natyra dhe teknologjia është hapësira ku orvatet në kërkim të ideve dhe veprave. Pyetjet shpeshherë ironike e cinike që shtron me veprat e artit kanë përgjigje të shumëfishta. Ato nuk përfundojnë kurrë.

Prej pyetjeve për shkatërrimin e natyrës e ndikimin e teknologjisë tek njerëzit, Shpend Havolli shkon deri te provokimet nëse mund të ngjallin buzëqeshje figurat më të urryera të historisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Arti bashkëkohor reflekton jetën siç e njohim. Mund të jetë i bukur, kontradiktor, provokues, konfuz, ose i hapur”, thotë Havolli i lindur më 1990.

Zhveshja e Hitlerit

Liderin nazist, sherri i të cilit nisi Lufta e Dytë Botërore që mbahet mend si më e madhja e historisë së njerëzimit, Havolli e ka kthyer në një tjetër personazh.

Rripi s’ia mban pantallonat e në pah i dalin brekët e bardha me zemra të kuqe. Edhe asisoj, “Führeri” mban lart dorën e djathtë që reflekton përshëndetjen e kohës së tij. Duket si personazh i çuditshëm, përderisa pavarësisht se si duket, e ruan seriozitetin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.