Kulturë

Muzika - art i bukur, por i vështirë

Descriptive Text

Kreshnik Aliçkaj u lind në Pejë më 1982. Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” e kreu në vendlindje . Në vitin 2005 diplomoi në Akademinë e Muzikës, në drejtimin e Pedagogjisë së Përgjithshme.

Katër vjet më vonë diplomoi edhe në Degën e Kompozimit, në klasën e profesorit Mendi Mengjiqi, shkruan sot “Koha Ditore”. Studimet pasuniversitare, në drejtimin teorik, me temën “Gjuha muzikore e Lutoslawskit në veprën ‘Koncert për orkestër’”, i përfundoi në vitin 2010. Masterin e përfundoi edhe në drejtimin e kompozimit me temën “Simfonia nr.2”.

Nga viti 2007 punon në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë, ku ka titullin akademik prof. ass. dhe ligjëron lëndët Harmoni, Forma muzikore dhe Aranzhim instrumental. Nga viti 2006 rregullisht merr pjesë në festivale vendore e ndërkombëtare. Ka shkruar vepra kamertale, simfonike e vokalo-instrumentale.

Ka shkruar tri simfoni, një koncert për “violinë, piano e orkestër”, kantatën “Nëna Terezë” dhe disa vepra kamertale. Veprat i janë interpretuar edhe në vende të tjera jashtë Kosovës, si në Slloveni e Austri, dhe ka marrë pjesë në festivalet “Fellonica“ dhe “Concerti d’Altamaraca” në Itali, në vitin 2012. Vepra “Trio harkor” është interpretuar në Hanover të Gjermanisë, dhe në disa vende të tjera në Gjermani nga ansambli “Flex Ensemble”, që këtë vepër e ka në repertor.

Aliçkaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Muzika është profesioni im i jetës, të cilin e kam zgjedhur që nga fëmijëria, nga mosha 5-6-vjeçare, pa i ditur ende shkronjat.

Që atëherë, kur dëgjoja muzikë ose interpretoja në instrumente, për mua ka qenë një ndjenjë e veçantë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.