Në ambientet reprezentative të Muzeut Arkeologjik të Zagrebit të enjten mbrëma, në prezencën e një numri të madh të ftuarish, mysafirësh e adhuruesish të arkeologjisë, u hap ekspozita me titull “Japodi –zaboravljeni gorštaci” (Japodët - malësorët e harruar).
Ekspozita është fryt i bashkëpunimit të Muzeut Arkeologjik të Zagrebit dhe Muzeut të Vendit të Bosnjë- Hercegovinës në Sarajevë, ndërsa kuratorë të ekspozitës janë dr. Lidija Bakariq nga Zagrebi dhe dr. Adriana Providur nga Sarajeva, përderisa hapjen e kanë bërë Bakariq bashkë me Ivan Radman Livaja nga institucioni nikoqir i ekspozitës, shkruan Naser Ferri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ngjarje koincidon me 130-vjetorin e fillimit të gërmimeve sistematike në nekropolet dhe lokalitetet e tjera të kulturës japode dhe me 180-vjetorin e themelimit të Muzeut Arkeologjik të Zagrebit.
Në këtë ekspozitë ekspozohen mbi 400 artefakte prej qeramike, bronzi, qelibari, qelqi dhe prej materialeve të tjera të gjetura kryesisht nëpër nekropole të japodëve e që tash janë pjesë të koleksioneve të dy muzeve të përmendur. Vlen të ceket fakti që artefaktet më të vjetra të prezantuara në këtë ekspozitë janë enët prej qeramike nga shekulli XIII para erës sonë, ndërsa kujdes i veçantë u është kushtuar stolive dhe gjësendeve të tjera prej qelibari, të cilin japodët e kishin përdoruar shumë, sidomos për stolisjen e grave, dhe kishin qenë mjeshtër të punimit të artefakteve luksoze prej metaleve të ndryshme e po ashtu edhe prej qelibari të cilin përmes lidhjeve tregtare me popujt e tjerë e importonin nga Baltiku. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)