Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Atëherë kur secili flet për veten e vet

Shënimi i përvjetorëve të lindjes (dhe të vdekjes) tanimë është bërë stereotip.

Kësaj here me vetëdije të plotë dhe me një kënaqësi të pashpjegueshme, por nxitëse, unë i nënshtrohem këtij stereotipi. Është thjesht një përpjekje për t’i dhënë fuqi një date, të cilën asnjë qenie e gjallë nuk e ka përzgjedhur vetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, për ata që pa ndërgjegje mund të quhen Njeri, ky determinizëm biologjik merr një kuptim tjetër, sepse bota humane, për një kohë të gjatë, e njeh tundimin e shpirtit të formatizuar brenda veprës së tij, shkruan sot Koha Ditore.

Janë shumë të tillë që kanë bërë përpjekje për të folur, apo për të shkruar për Hessen. Por për Hessen flet vetëm Hesse. Në shkrimet e tij ai shpreh kompleksitet mendimesh, ngatërresën e emocioneve dhe pashprehshmërinë e raportit në mes tyre në një mënyrë të tillë, sa duken krejt të natyrshme, jo vetëm fjalët, por edhe e tërë ajo që përmes fjalëve rrjedh para aftësisë sonë receptuese. Veçse, madhështia e Hesses nuk është talenti i tij i pakontestueshëm për të artikuluar racionalen dhe për të shprehur iracionalen përmes të vetmit mjet të disponueshëm: gjuhës. E veçanta e gjenialitetit të tij është sinqeriteti, e vërteta e thjeshtë deri në nervozizëm. (Më gjerësisht mund të lexoni në Shtojcën për Kulturë, sot në Koha Ditore)