Kulturë

Tingujt rrjedhin në “Lumbardh” me lojë magjike në kitarë e violonçel

Descriptive Text

Prizren, 30 qershor - Në një ambient të hapur, ku rreth 750 veta presin që ta kalojnë mbrëmjen me një koncert muzikor, ecja e instrumentistëve drejt skenës ka ngjallur ovacione.

Hapat e Petrit Çekut dhe të Monika Leskovarit drejt skenës së kinemasë “Lumbardhi”, të mërkurën mbrëma kanë qenë intro për mbrëmjen muzikore me të cilën është bërë hapja e sezonit veror në këtë ambient. Dyshja në kitarë e violonçel e ka nisur me “La Follia”, vepër kjo që gjatë historisë së saj ka pësuar ndryshime dhe ka disa versione, duke ngjarë edhe me historinë e hapësirës ku ekzekutohej. Përderisa “Lumbardhi” vite më parë rrezikohej edhe të zhbëhej, “La Follia” nuk e ka pasur këtë fat.

Çeku e Loskovar kanë zgjedhur kompozimin e violinistit dhe kompozitorit italian Arcangelo Corelli, i cili i takon kohës së barokut. Tingujt e kësaj vepre të adoptuar për kitarë e violonçel nga Valter Deshpali në ambientin e hapur të kinemasë kanë bërë për vete publikun deri në atë masë, saqë nuk ka pritur që të përfundojë vepra për të duartrokitur.

“Shpresoj të rikthehemi”, ka thënë Monika Leskovar në fund të koncertit. Petrit Çeku ka kohë që e ka dëshmuar se nuk e harron publikun e vendit të tij, për t’i dhënë mbrëmje të magjishme muzikore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.